Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

1. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen “Town Twinning 2026” – CERV-2026-CITIZENS-TOWN-TT.

Synimi i Thirrjes: Thirrja synon të mbështesë bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve të vendeve të ndryshme përmes binjakëzimit të qyteteve/bashkive. Qëllimi është forcimi i mirëkuptimit të ndërsjellë, i pjesëmarrjes demokratike, i identitetit europian, i vlerave të BE-së, i gjithëpërfshirjes dhe i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore në BE dhe në shtetet kandidate.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 23 shtator 2026, ora 17:00 CET (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

2. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen me 5 prioritete “CERV-2026-DAPHNE” nën Programin CERV.

Synimi i Thirrjes: Thirrja synon të parandalojë dhe luftojë dhunën me bazë gjinore, dhunën ndaj grave dhe vajzave, dhunën në familje dhe të gjitha format e dhunës ndaj fëmijëve. Ajo mbështet përmirësimin e shërbimeve për viktimat, parandalimin e dhunës online dhe offline, forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike dhe krijimin e sistemeve të koordinuara për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:3 nëntor 2026, ora 17:00 CET (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

3. Mundësi për Bashkitë për aplikim në Thirrjen e 6-të për Projekte të Vogla nën programin Interreg VI-A IPA III CBC Greqi–Shqipëri 2021–2027.

Synimi i Thirrjes: Qëllimi i thirrjes është forcimi i mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, zhvillimi i infrastrukturës së gjelbër, përfshirë zonat urbane, reduktimi i formave të ndryshme të ndotjes dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve që merren me menaxhimin dhe mbrojtjen mjedisore në zonat ndërkufitare.

Afati i fundit për aplikim: 30 shtator 2026, ora 15:00 (ora e Greqisë).

Link-u i thirrjes: Klikoni këtu

4. Mundësi për Bashkitë për aplikim në Thirrjen e 7-të për Projekte të Vogla nën programin Interreg VI-A IPA III CBC Greqi–Shqipëri 2021–2027.

Synimi i Thirrjes: Thirrja e 7-të synon të forcojë rolin e kulturës dhe turizmit të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik, përfshirjen sociale dhe inovacionin social në zonën ndërkufitare Greqi–Shqipëri.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:30 shtator 2026, ora 15:00 (ora e Greqisë).

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

5. Mundësi për Bashkitë për aplikim në Thirrjen e 7-të të Interreg Euro-MED për Projekte të Transferimit në fushën e Turizmit të Qëndrueshëm.

Synimi i Thirrjes: Thirrja fokusohet ekskluzivisht në misionin “Enhancing Sustainable Tourism” – Promovimi i Turizmit të Qëndrueshëm. Qëllimi është që rezultatet e projekteve ekzistuese Interreg të mos mbeten vetëm në territorin ku janë zhvilluar, por të transferohen, përshtaten, ripërdoren dhe zgjerohen në territore të tjera të Mesdheut.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:30 shtator 2026, ora 13:00 sipas orës së Brukselit

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

6. Mundësi për Bashkitë për aplikim në Thirrjen e 8-të të Interreg Euro-MED.

Synimi i Thirrjes: Tema udhëzuese e kësaj thirrjeje është “Forcimi i qëndrueshmërisë territoriale (Advancing territorial resilience), me fokus forcimin e qëndrueshmërisë dhe reziliencës së territoreve mesdhetare. Thirrja synon projekte të gatshme për zbatim, të cilat testojnë në kushte reale zgjidhje, strategji ose plane veprimi dhe demonstrojnë se si këto mund të përdoren, përshtaten ose zgjerohen në territore të tjera mesdhetare. Projektet duhet të adresojnë një nevojë të qartë territoriale dhe të jenë të lidhura me strategji, plane ose politika ekzistuese.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:13 nëntor 2026, ora 13:00, sipas orës së Brukselit.

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

7. Mundësi për Bashkitë për aplikim në Thirrjen e 4-rt të programit Interreg IPA South Adriatic.

Synimi i Thirrjes:Kjo thirrje është pjesë e Mekanizmit Shumë-Programor për Mesdheun (Mediterranean Multi-Programme Mechanism (MMM)) dhe synon të forcojë bashkëpunimin dhe transferimin e rezultateve të projekteve ekzistuese në fushën e turizmit të qëndrueshëm në territore të ndryshme të Mesdheut.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:21 dhjetor 2026, ora 11:59 AM.

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

Materiale për projekte: 

Si të krijoni një konsorcium të suksesshëm për të aplikuar në projektet e financuara nga Bashkimi Evropian