Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Z.Ermal ELEZI
Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore prej Tetor 2023

Ai vjen nga një përvojë e gjatë në administratën publike, i specializuar në planifikimin strategjik, menaxhimin e projekteve dhe sistemet e performancës.

Eksperienca

Gjatë gjithë karrierës së tij, z. Elezi ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme në kabinetet qeveritare, duke përfshirë Kryeministrinë, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Ekonomisë. Ai ka punuar gjithashtu si konsulent lokal për Bankën Botërore, GIZ Albania dhe Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Para pozicionit aktual, ai ishte administrator i një entiteti publik që udhëhoqi ngritjen e tregut të parë publik të shumicës në Tiranë.

Arsimi

Z. Elezi zotëron Master Shkencor në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti Brunel në Londër dhe një Bachelor në Inxhinieri Menaxhimi nga Politekniku i Milanos.

Struktura Organizative/Organigrama e AMVV-së