Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Statistikat ka si qëllim prezantimin e informacionit dhe të dhënave nëpërmjet tabelave, grafikëve dhe hartave për ta bërë më të kuptueshëm për grupet e interesit. Të dhënat mblidhen dhe analizohen nga 61 bashki të Shqipërisë dhe me pas vizualizohen e bëhen të krahasueshme. Keto të dhëna kanë të bëjnë performancën dhe efektivitetin e qeverisjes lokale duke ndihmuar pushtetin qendror dhe vetëqeverisjen vendore në koordinimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Të dhënat e sakta dhe të përditsuara ndihmojnë në transparencën dhe efikasiteti i tyre do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët, duke ofruar një bazë të fortë për politikëbërjen dhe planifikimin strategjik.