Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo mirepriti në një takim znj. Valentina Superti, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorine e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Evropian. Ky takimi i parë ishte një mundësi e mirë për të diskutuar mbi hapat konkrete ne rrugën e Shqipërise drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fokus ishin piketat mbyllëse të Kapitullit 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, dhe Kapitullit 22, “Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore, angazhimet institucionale që lidhen me to dhe ritmi i reformave drejt objektivit te vitit 2027.

Ministri vlerësoj gatishmërinë e znj. Superti dhe ekipit të saj për të mbështetur Shqipërinë me ekspertizë dhe asistence ne çështjet prioritare te këtyre dy kapitujve. Ai theksoi se me angazhim, rezultate konkrete dhe bashkëpunim të ngushte mes ekipeve, do të vijojë puna për përmbushjen e detyrimeve dhe avancimin e Shqipërise drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.