Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo zvhilloi takimnin me z. Michael Granoff, Kryetar i Bordit te Fondacionit Shiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një partner i rëndësishëm i zhvillimit të Shqipërisë.

Ministri vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të AADF në fusha të ndryshme, nga arsimi dhe teknologjia, te sipërmarrja, turizmi, trashëgimia kulturore dhe zhvillimi ekonomik lokal. Projekte dhe iniciativa që kanë krijuar mundësi të reja, kanë forcuar kapacitetet institucionale dhe kanë sjellë përfitime konkrete për qytetaret dhe komunitetet.

Diskutuan veçanërisht për shtrirjen neë nivel kombëtar të modeleve dhe projekteve të suksesshme, duke nxitur bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe vendore, në mënyre që perfitimet e tyre të arrijnë në çdo cep të Shaipërisë.

Një partneritet i qëndrueshëm shqiptaro-amerikan, që lidh investimin në dije, inovacion dhe zhvillim me mundësi të reja për të ardhmen e vendit.