Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Bazuar në urdherin nr.213 datë 13.12.2023 për disa ndryshime dhe një shtesë në urdhërin nr.17 datë 20.02.2023 të kryeministrit për krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e propozimeve ligjore për përmirsimin e cilësisë së shërbimeve publike që ofrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet sistemit të matjes së performancës ditën e enjte 31.10.2024 u organizuar takimi me grupin Ndërinstitucional të Punës për vlerësimin e performancës së bashkive. Në këtë takim u prezantuan gjetjet kryesore që përfshin shërbimet dhe mirëqeverisjen vendore.

Indikatorët e matur do të ndihmojnë bashkitë jo vetëm të përmirësojnë në vijimësi shërbimin e tyre në përgjigie të nevojave të qytetarëve dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve, por do të orientojnë edhe financimin në bazë të performancës.

Në takim merrnin pjesë përfaqësues nga AMVV, MAS, MEKI, MF, MIE, MTM dhe BTF.