Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U zhvillua mbledhja e katërt e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve (KVA në kuadër të GBP 2026, për vlerësimin paraprak të Planit të Integritetit dhe treguesin e matshëm të rezultatit për zbatueshmërinë e masave 2025 të planit të Integritetit me të paktën 50%.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan ankesat dhe vlerësimet paraprake, për të arritur në një vlerësim përfundimtar për treguesin e riciklimit të të ardhurave nga Ekonomia Pyjore dhe treguesit e fushës së Menaxhimit të Mbetjeve.

Në përfundim, komisioni vendosi mbi vlerësimin përfundimtar të treguesve të fushës së Pyjeve dhe Kullotave si dhe fushës së Menaxhimit të Mbetjeve, gjithashtu konkluduan vlerësimin paraprak për Planet e Integritetit dhe treguesin e matshëm përkatës.

Në mbledhjen e radhës do të merret vendimi përfundimtar për treguesin e Planit të Integritetit dhe treguesit të matshëm.