Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U zhvillua takimi i katërt i Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, në Elbasan me pjesëmarrjen e zv. Ministrit për Pushtetin Vendor, z. Oltjon Muzaka, Drejtoreshës së Përgjithshme të AMVV, znj. Anxhela Paparizo, Ambasadores së BE-së, znj. Sofia Moreira de Sousa, Kryetarit të Bashkisë Elbasan, z. Gledjan Llatja si dhe partnerëve evropianë.

Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e qeverisjes vendore në rrugëtimin evropian të vendit.U theksua se integrimi në BE nuk është vetëm një proces negociatash dhe përafrimi ligjesh por duhet të përkthehet në institucione vendore më të forta, shërbime publike më cilesore dhe mundesi të reja zhvillimi për komunitetet tona.

Evropa ndërtohet edhe në nivel lokal, aty ku politikat publike takojnë përditshmërine e qytetarëve në këtë mënyrë bashki më te forta, qytete me te zhvilluara, Shqipëri me evropiane.