Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të Grantit të Bazuar në Performancë u zhvillua mbledhja e gjashtë e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve (KVA në kuadër të GBP 2026, për vlerësimin paraprak të Planit të Barazisë Gjinore dhe treguesit të matëshëm për vlerësimin paraprak për treguesin e paketës së emergjencës për viktimat e dhunës në buxhetin 2026.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan ankesat dhe vlerësimet paraprake, për të arritur në një vlerësim përfundimtar për treguesin e Planit të Arsimit Parauniversitar dhe treguesin për përmbushjen e shkallës së regjistrimit në kopshtet publike.

Në përfundim, komisioni vendosi mbi vlerësimin përfundimtar të treguesve të fushës së Arsimit Parauniversitar, gjithashtu konkluduan vlerësimin paraprak për Planet e Barazisë Gjinore dhe treguesin e matshëm përkatës.

Në mbledhjen e radhës do të merret vendimi përfundimtar për treguesit e Barazisë Gjinore.