Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Bashkia Librazhd ështe një nga bashkitë që po performon më mirë. Diskutuam bashkë me Znj. Bora Muzhaqi, kryetarin e bashkisë dhe stafin e tij të drejtorëve të sektorëve kryesore për sfidat në vijim dhe punët që mund të bëjme së bashku. Nën drejtimin e kryetarit Mariglen Disha, ka sistemuar infrastrukturn rrugore, mirëmban kanalet kulluese dhe po ndërton infrastrukturën arsimore.
Qeveria do te jetë krahë Librazhdit duke ndihmuar me asistencë për projektet e BE, duke ndërtuar një model ekonomik për bashkinë, për të ritur mirëqënien dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.  Rritja e pagave që  u miratua në qeveri së fundmi për bashkitë e ka ndihmuar Librazhdin për të gjetur punonjës të kualifikuar në sektorin e urbanistikës, si një nga  sektorët më të rëndësishëm të bashkive.