Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në Belsh me kryetarin e bashkise, Arif Tafani, dhe stafin e tij për të diskutuar sfidat e zhvillimit dhe mënyrat se si Qeveria Qëndrore të mund të ndihmojë për të zgjidhur problematika që kanë nevoj për masa rregulluese.

U diskutuan mundësitë se si mund të zhvillohet ekonomikisht territori dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij nëpermjet planeve konkrete që do të hartohen, si në fushën e turizmit dhe agroturizmit bashkë me liqenet e mrekullueshme, ashtu edhe në fushën e bujqësise. Lajm i mirë rritja e pagave për stafin e bashkisë, që i jep një dorë problemit të gjetjes së burimeve njerëzore të kualifikuar.