Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, mirëpriti në një takim Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, znj. Lambrini Komini.

Gjatë këtij takimit u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta fqinjësore ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe partneriteti i rëndësishëm mes dy vendeve, i ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë. U theksua rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit në funksion të interesave të qytetarëve të të dy shteteve.