Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, prezantoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave programin kombëtar “Rilindja 2.0”, një nismë e integruar që synon transformimin e territorit dhe zhvillimin e qëndrueshëm rajonal në të gjithë vendin. Programi ndërtohet mbi 11 shtylla kryesore zhvillimi, të fokusuara në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitete dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive, përmes investimeve në identitetin lokal, infrastrukturën publike, transportin e gjelbër, shërbimet mjedisore, ujësjellës-kanalizimet, inovacionin dhe zhvillimin e qyteteve inteligjente. “Rilindja 2.0” synon të krijojë një model të ri zhvillimi për bashkitë shqiptare, duke nxitur rigjenerimin urban, qëndrueshmërinë dhe modernizimin e shërbimeve për qytetarët .