Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Retreati i organizuar me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe  me stafin e  Agjencisë për Mbështetje dhe Vlerësim të Vetëqeverisjes (AMVV)  ka ofruar  diskutime për  reflektim, shkëmbim idesh dhe rishikim të arritjeve dhe sfidave të përballuara gjatë vitit 2024.

Pjesëmarrësit në retreat kanë pasur mundësinë të analizojnë përvojat e tyre profesionale dhe të diskutojnë mënyrat më të mira për të përmirësuar shërbimet dhe mbështetjen që AMVV ofron për pushtetin vendor. Aktivitetet janë fokusuar në zhvillimin e aftësive të lidershipit, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe përmirësimin e proceseve të vlerësimit dhe monitorimit të performancës së bashkive.

Gjatë retreatit, stafi ka punuar për të identifikuar mundësitë për përmirësimin e transparencës dhe eficiencës në punën e përditshme, duke kontribuar në një administratë më të përgjegjshme dhe më të angazhuar në përmbushjen e objektivave për vitin 2025 të zhvillimit të pushtetit vendor.

Ky aktivitet ka qenë gjithashtu një mundësi për të forcuar lidhjet mes kolegëve dhe për të krijuar një ambient të hapur dhe bashkëpunues, ku ideja dhe mësimet e nxjerra nga përvoja janë të shëndosha për avancimin e punës së AMVV-së.