Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në përmbyllje të projektit “Bashki për Europën”, i pranishëm me një prezencë të rëndësishme ishin Znj. Majlinda Dhuka dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato. Gjatë këtij evenimenti, u theksua rëndësia kyçe e bashkive në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Shqipëria është më afër se kurrë integrimit në Bashkimin Europian. Hapja e negociatave dhe zbatimi i reformave kyçe e vendosin pushtetin vendor në qendër të këtij procesi, pasi rreth 70% e legjislacionit të BE zbatohet në nivel lokal.

Qeveria shqiptare ka demonstruar një angazhim të fortë për të mbështetur pushtetin vendor, duke realizuar një rritje historike të financimeve për bashkitë përmes #Buxhetit2025, i cili arrin vlerën e 890 milionë eurove. Kjo mbështetje e konsiderueshme, në bashkëpunim me ndihmën e vazhdueshme të Bashkimit Europian, garanton fuqizimin e kapaciteteve të bashkive për të ofruar shërbime të nivelit europian për çdo qytetar, kudo në Shqipëri.