Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Shqipëria po ndërton një profil të veçantë si lider në transformimin digjital në rajon, duke ofruar mbi 1,000 shërbime online përmes platformës e-Albania dhe duke aplikuar lehtësira fiskale për sektorin e IT-së, si dhe projekte ambicioze si Parku Teknologjik Durana.

Gjatë Javës Globale të Sipërmarrjes, u diskutuan mundësitë dhe strategjitë për t’u angazhuar në tregun digjital shqiptar, që po shënon rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme, me pjesëmarrjen e investitorëve, përfaqësuesve të qeverisë, studentëve dhe profesionistëve të rinj të talentuar.

Me një pozicion strategjik që e bën Shqipërinë një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, vendi po avancion infrastrukturën e tij digjitale dhe krijon kushte të favorshme për zhvillimin e aplikacioneve dhe zgjidhjeve teknologjike inovative. Ky progres jo vetëm që fuqizon sektorin e teknologjisë, por gjithashtu pozicionon Shqipërinë si një qendër atraktive për investime dhe sipërmarrje digjitale.