Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore organizoi më 18.02.2025 mbledhjen e Këshillit Konsultativ nën drejtimin e bashkëkryetarëve Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Z. Aldrin Dalipi, Kryetar, Shoqata e Këshillave të Qarqeve.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan një sërë projektaktesh që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore. Ndër temat kryesore të axhendës:

🔹 Ndryshime në vendimin për koordinimin e procesit të integrimit evropian ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive vendore;

🔹 Zbatimi i Vendimit nr.1/2024 për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Rajoneve (RoC);

🔹 Hartimi i rregullores së brendshme të Këshillit Konsultativ dhe krijimi i Komisioneve Ad Hoc;

🔹 Strategjia Kombëtare e Turizmit 2025-2030 dhe plani i veprimit;

🔹 Rregullat për zhvillimin e zonave aeroportuale.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të autonomisë vendore dhe integrimit evropian të Shqipërisë, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të mirëkoordinuar për zhvillimin e politikave vendore dhe kombëtare.

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore vazhdon të luajë një rol aktiv në dialogun institucional, duke u angazhuar për përfaqësimin efektiv të interesave të njësive të qeverisjes vendore dhe integrimin e tyre në politikat dhe reformat kombëtare.