Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues, ku u ndërmorën hapa të rëndësishëm për konsolidimin e Akademisë TALGA. Gjatë këtij takimi, u hodhën bazat për funksionimin e saj, me fokus të veçantë në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit Ekzekutiv, si dhe në miratimin e rregullave që do të udhëheqin veprimtarinë e institucionit. Krijimi dhe funksionalizimi i TALGA përbën një hap konkret drejt ndërtimit të një strukture të qëndrueshme, e cila synon të forcojë kapacitetet e pushtetit vendor dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, në përputhje me prioritetet e integrimit evropian dhe modernizimit të administratës vendore .