Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo prezantoi një ekip i ri drejtues për Çështjet Vendore.  Zv. Ministër i Punëve të Brendshme, z. Oltjon Muzaka, do të ndjekë çështjet e pushtetit vendor, ndërsa znj. Anxhela Paparizo do të jetë Drejtoresha e Përgjithshme e AMVV-së.

Pushteti vendor përballet me sfida që kërkojnë një ritëm dhe një standard të ri pune: reformat në proces, përmbushja e detyrimeve të Kapitullit 22, digjitalizimi, forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimi i cilësise së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, programe si Paketa e Maleve dhe Rilindja Urbane 2.0 duhet të përkthehen në zhvillim konkret në territor, me shumë mundësi për komunitetet dhe një profil të ri për qytetet dhe zonat rurale.

Një koordimin me i fortë, lidership dhe angazhim maksimal nga i gjithe ekipi për një synim të qartë: Një pushtet vendor më i aftë, më modern dhe më prane qytetarit.