Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

 

Ecole42, institucioni ekselent francez i aftësimit të të rinjve për programim, tanimë fillon zyrtarisht funksionin e tij në Tiranën tonë. Të gjithë të rinjtë mbi 18 vjet të talentuar dhe të apasionuar me fushën do mund ta gjejnë këtë shkollë pikërisht në shtëpinë e teknologjisë dhe inovacionit, në zemër të Tiranës, tek Piramida. Dritare e jashtëzakonshme mundësish që do u shërbejë 150 të rinjve çdo vit të rrisin kapacitetet e tyre në nivelet më ekselente e më konkurruese ndërkombëtarisht dhe kjo jo vetëm falë vizionit të Qeverisë dhe Kryeministrit Z. Edi Rama për të investuar në këtë drejtim, por falë dhe bashkëpunimit me partnerët  AADF, Z. Michael Granoff, Z. Aleksandër Sarapuli dhe me bashkinë Tiranë.