Konferenca e decentralizimit dhe performancës financiare

📌Konferenca e decentralizimit dhe performancës financiare, e organizuar në datë 17 qershor nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Brendshme, me prezencën e Kryeministrit, shënoi formalisht fillimin e punës për hartimin e “Strategjisë për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023-2030”.
1️⃣Gjatë kësaj konference u vu theksi tek partneriteti midis dy pushteteve 🤝, roli i bashkive në zhvillimin ekonomi vendor dhe disiplina financiare.
2️⃣Në panelin e dytë, ku në fokus ishte decentralizimi, u prezantua metodologjia e hartimit të strategjisë dhe objektivat e synuara. Gjithashtu, u diskutua në detaje për arritjet dhe adresimin e sfidave dhe se si këto elemente të materializohen në politika afatgjata dhe të qëndrueshme në Strategjinë për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023 – 2030.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *