Takimi i Rrjetëzimit midis njësive të integrimit nga Shqipëria dhe Vendeve te Rajonit

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore mori pjesë në Takimin e Rrjetëzimit midis njësive të integrimit nga Shqipëria dhe Vendeve te Rajonit, zhvilluar në datat 12-13 prill, organizuar nga projekti EU4Municipalities dhe Bashkitë për në Evropë, mbështetur me fondet e BE.
Drejtori i Përgjithshëm z.Enea Hoti theksoi rolin e rëndësishëm të qeverisjes vendore në procesin e integrimit evropian dhe vlerësoi punën e strukturave të integrimit evropian ngritur në të gjitha bashkitë në zbatim te Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.450, datë 26.7.2018 “PËR BASHKËRENDIMIN DHE KOORDINIMIN E PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN, NDËRMJET QEVERISJES QENDRORE DHE NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE”.
Ministria e Brendshme dhe AMVV do të vijojë të punojë me bashkitë për çuarjen përpara të agjendës evropiane edhe në nivelin vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *