Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U zhvilluan trajnimet për Kapitalin Natyror të Bashkive në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në 21 bashki të vendit për të prezantuar dhe trajtuar me gjerësisht konceptin e Kapitalit Natyror të Bashkisë. Zhvillimi i kapitalit natyror në territorin e bashkisë duhet të jetë prioritet për zhvillimin ekonomik vendor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Kapitali Natyror është bërë pjesë e Strategjisë për Decentralizimin dhe Autonominë Vendore 2023-2030 dhe në këtë kontekst, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor synon të shtrijë procesin e vlerësimit në të gjitha bashkitë e vendit. Për këtë qëllim gjatë vitit 2023, OSBE në bashkëpunim të ngushtë me AMVV-në, u zhvilluan katër takime rajonale mbi zhvillimin në mënyrë të pavarur të vlerësimit te kapitalit natyror të bashkisë.

Gjatë periudhës raportuese janë zhvilluar tre takime rajonale për të trajnuar 24 bashkitë të cilat nuk kanë marrë trajnim gjatë vitit 2023.
Në tre takimet kanë marrë pjesë 21 bashki nga 24 bashki të ftuara (87,5%), ku numri total i pjesëmarrësve ka qenë 48 pjesëmarrës.

Në total janë trajnuar 58 bashki nga 61 (95%) , ku 21 bashki janë trajnuar gjatë 2024 dhe 37 bashki në vitin 2023.

  • Bashkia Korçë
  • Bashkia Maliq
  • Bashkia Kavajë
  • Bashkia Elbasan
  • Bashkia Pustec
  • Bashkia Peqin
  • Bashkia Fier
  • Bashkia Dimal
  • Bashkia Mallakastër
  • Bashkia Rrogozhinë
  • Bashkia Skrapar
  • Bashkia Berat
  • Bashkia Memaliaj
  • Bashkia Këlcyrë
  • Bashkia Dropull
  • Bashkia Konispol
  • Bashkia Delvinë
  • Bashkia Finiq
  • Bashkia Selenië
  • Bashkia Tropojë
  • Fushë Arrëz