Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të Urdhërit të Kryeministrit nr.213, datë 13.12.2023, “Për disa ndryshime dhe një shtesë në urdhërin nr.17, datë 20.02.2023 të Kryeministrit, “Për krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e propozimeve ligjore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike që ofrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet sistemit të matjes së performancës së shërbimeve publike” u zhvillua mbledhja e grupit teknik të punës për performancën. Mbledhja u kryesua nga Z. Ermal Elezi – Drejtues i Grupit Teknik të punës si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e diskutimit dhe aprovimit të indikatorëve për fillimin e ushtrimit të matjes të performancës në nivel vendor. Z. Elezi u shpreh se rezultatet e mbledhjes do t’i përcillen grupit politik dhe kërkoi angazhimin e pjesëmarrësve për komente dhe sugjerime lidhur me indikatorët e përzgjedhur. Në përfundim të këtij takimi grupi teknik i punës miratoi listën e indikatorëve.