Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Agjencia për Mbështejen e Veteqeverisjes Vendore i jep një rëndesi të veçantë barazisë gjinore dhe zhvillimit të vendit duke fuqizuar firgurën e gruas në vendimmarrje. Më 7 mars, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Tiranë, me pjesëmarrjen e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Albana Koçiu, Ambasadori i Italisë, z. Marco Alberti, Znj. Evelina Azizaj, Koordinatore Kombëtare e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe Znj. Olta Caca, Dretjore e Statistikave dhe Performancës në AMVV, u zhvillua eventi për prezantimin e projektit “Fuqizimi i Rolit të Gruas për Zhvillimin Rural në Veri të Shqipërisë”. Ky projekt, i zbatuar nga UN Women dhe i financuar nga Qeveria Italiane përmes AICS Tirana, me një fond prej 2.1 milionë eurosh, synon të përmirësojë pozitën socio-ekonomike të grave në komunitetet rurale të veriut.

Projekti fokusohet në:
✔ Mbështetjen e sipërmarrjes për gratë, duke krijuar mundësi ekonomike dhe rritje të pavarësisë financiare;
✔ Forcimin e shërbimeve kundër dhunës me bazë gjinore, për një mbrojtje më të madhe të grave dhe vajzave në zonat rurale;
✔ Promovimin e zinxhirëve të vlerës gjithëpërfshirëse në bujqësi, duke garantuar pjesëmarrjen aktive të grave në sektorin bujqësor;
✔ Përmirësimin e politikave lokale për gratë, për të siguruar një qasje më të barabartë në vendimmarrje dhe zhvillim ekonomik.

Në këtë kuadër, pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare dhe komuniteteve lokale për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për gratë në Shqipëri.