Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të pushtetit vendor, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore ka një rol të rëndësishëm në mbështetje të projekteve infrastrukturore, pasi prekin në mënyrë direkte zhvillimin e njësive vendore. Një ndër këto projekte përfshijnë punimet e rrugës së re Shëngjin-Velipojë, e cila është në fazat përfundimtare të ndërtimit. Kjo rrugë e re do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të shijuar bukuritë natyrore të këtij rajoni. Ky projekt infrastrukturor, i cili po ecën me ritme të shpejta, do të hapë një lidhje më të lehtë dhe më të shpejtë mes dy destinacioneve turistike të njohura, Shëngjinit dhe Velipojës. Përfundimi i kësaj rruge do të kontribuojë në promovimin e turizmit dhe do të ofrojë mundësi të reja për vizitorët që duan të eksplorojnë Shqipërinë e pazbuluar. Ajo do të pasurojë përvojën e udhëtimit, dhe do të hapë rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë të mrekullueshme.