Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në konferencën e fundit të zhvilluar nga Qeverisja Vendore në Tiranë, ku ishin të pranishëm Western Balkans Fund, Ministria e Jashtme e Japonisë, International Visegrad Fund, NALAS, ReSPA, dhe më shumë se 60 përfaqësues nga bashkitë e Ballkanit dhe Evropës Qendrore, u diskutua procesi i Integrimin Evropian dhe i fuqizimit të pushtetit vendor, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe mësimin nga përvojat e suksesshme. Ky lloj bashkëpunimi është esencial për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pushteti vendor është afër qytetarëve dhe ka mundësinë të zbatojë politika që janë më të përshtatshme për nevojat dhe realitetet lokale. Ky bashkëpunim ofron mundësinë për të krijuar një klimë më të favorshme për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e mirëqenies sociale. Bashkëpunimi rajonal është po ashtu një faktor shumë i rëndësishëm në këtë proces, pasi ndihmon në shkëmbimin e përvojave dhe resurseve mes shteteve të ndryshme, duke e bërë rrugën e Integrimit Evropian më të lehtë.

Në këtë kuadër, Shqipëria ka arritur të bëjë hapa të rëndësishëm në fuqizimin e pushtetit vendor përmes implementimit të inovacioneve, sidomos në fushën e digjitalizimit. Ky fuqizim ka mundësuar një menaxhim më efikas dhe të bazuar në performancë, duke krijuar një mundësi për financimin e projekteve të ndryshme nëpërmjet një sistemi më të drejtë dhe transparent. Gjithashtu, ky proces ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve të bashkive për t’u bërë më të fuqishme dhe më të afta për të garantuar zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në nivel lokal. Në këtë mënyrë qytetarët mund të kenë më shumë besim tek institucionet vendore dhe mund të përfitojnë nga një administratë publike më efikase.