Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Shoqata për Autonomi Vendore organizoi Takimin e Parë të Forumit të Arsimit Parauniversitar, me pjesëmarrjen e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe të drejtuesve të bashkive. Ky forum synon të forcojë rolin e qeverisjes vendore në menaxhimin e arsimit parauniversitar dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor nëpërmjet:

  • Forcimit të kapaciteteve të stafit të bashkive për menaxhimin e arsimit parauniversitar

  • Përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor në nivel vendor

  • Ndarjen e eksperiencave dhe praktikave më të mira midis bashkive

Dhënien e rekomandimeve dhe marrjen e iniciativave mbi strategjitë dhe aktet ligjore për përmirësimin e arsimit.Në bashkëpunim me AMVV dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Shkollës së Drejtorëve, u diskutua mbi Planin e Arsimit Parauniversitar dhe mundësitë për përfitimin nga Granti i Performancës, duke adresuar përgjegjësitë e qeverisjes vendore në këtë fushë. Për të vazhduar këtë proces, do të vijojnë takimet rajonale për prezantimin e modelit tip të planit, me qëllim përfshirjen dhe angazhimin e mëtejshëm të të gjithë aktorëve të arsimit.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të arsimit parauniversitar dhe ndërtimit të një platforme të fortë për shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave më të mira!