Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të publikimit të Raportit të Treguesve të Performancës së Bashkive, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe AMVV, me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta” organizuan tryezën tematike “Burimet Njerëzore dhe Integrimi Evropian, ku u prezantuan dhe diskutuan gjetjet nga raporti i performancës për këto fusha.  Gjithashtu u prezantua Granti i Performancës 2025.

Në kuadër të reformës territoriale dhe përmirësimit të shërbimeve, bashkia e Beratit ka investuar në forcimin e burimeve njerëzore dhe në rritjen e transparencës, duke përfshirë qytetarët në proceset e vendimmarrjes dhe duke siguruar mundësi më të mira për angazhimin e tyre në zhvillimin e qytetit.

Përmes mbështetjes nga projekti “Bashki të Forta”, bashkia e Beratit ka pasur mundësi të forcojë më tej kapacitetet institucionale dhe të përmbushë kërkesat për integrimin evropian, duke e bërë atë një model për bashkitë e tjera në Shqipëri.