Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në edicionin e parë të Forumit për Demokraci Lokale, i cili fokusohej në rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në proceset vendimmarrëse të qeverisjes vendore, ku u theksuan hapa të rëndësishëm për forcimin e pushtetit lokal.

Qeveria ka intensifikuar reformat për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke krijuar Akademinë për Pushtetin Vendor. Ky institucion ka si qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit në bashki dhe njësitë administrative lokale, duke u bërë një pikë kyçe për zhvillimin e aftësive dhe profesionalizmit të administratës vendore.

Për më tepër, mbështetja qeveritare për pushtetin vendor është rritur, duke e trajtuar atë si një prioritet strategjik. Ky angazhim është reflektuar në alokimin e buxhetit më të madh për bashkitë, me qëllimin e ndërtimit të institucioneve më të hapura dhe përgjegjshme, që ofrojnë shërbime efikase për komunitetet. Ky investim ka si synim forcimin e lidhjes ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, duke promovuar një qeverisje vendore më të drejtë, transparente dhe të orientuar nga nevojat e qytetarit