Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Z.Arbjan Mazniku bashkë me   ekspertët e “EU for Good Governance”, po ndërmerrain hapa të rëndësishëm për të ngritur në një nivel të ri mirëqeverisjen vendore në Shqipëri, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve ndaj komuniteteve dhe qytetarëve me standardet më të larta të Bashkimit Europian ALEU.

Ky proces ka si qëllim përafrimin e praktika të administratës publike me standardet më të larta të Bashkimit Europian. Kjo përfshin implementimin e mekanizmave të rinj që ndihmojnë në rritjen e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies në nivel vendor. Projekti synon të forcojë kapacitetet e institucioneve lokale dhe të sigurojë që qytetarët të kenë akses në shërbime më të mira, më të shpejta dhe më të drejta, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përmirësimin e jetës së përditshme.