Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U zhvilllua trajnimi në Shkoder, në bashkëpunim me projektin Financat Lokale dhe ASPA u zhvillua në kuadër të arritjes të objektivit strategjik për fuqizimin e financave vendore si një shtyllë e rëndësishme e agjendës së decentralizimit. Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Decentralizimit, u elaborua procesi i ngritjes së Akademisë të Pushtetit Vendor që synon fuqizimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore me qëllim rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të njësive të qeverisjes vendore. Gjithashtu, trajnimi u realizuara në mënyrë interaktive, duke krijuar një hapsirë për të trajtuar cështje të ndryshme për diskutim.
Në një periudhë sfiduese për menaxhimin e financave lokale, bashkitë shqiptare po përballen me detyrime ligjore dhe nevoja për përmirësim në menaxhimin e të ardhurave. Një problem i rëndësishëm është mungesa e funksionit të apelimit tatimor në disa bashki, ndonëse hartimi i rregullores për këtë proces është një detyrim ligjor. Ky aspekt krijon vështirësi për qytetarët që ndihen të paqartë për procedurat dhe të drejtat e tyre.
Për të ndihmuar në këtë proces, janë krijuar manuale për menaxhimin e të ardhurave, të cilat shërbejnë si modele për çdo bashki. Këto manuale, nëse miratohen, ofrojnë një gjurmë auditi të rëndësishme për të siguruar transparencën dhe llogaridhënien.
Të dhënat për periudhën 9-mujore të vitit 2024 tregojnë se të ardhurat e bashkive janë rritur me 44% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.