Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në Gramsh📍 me kryetarin e bashkisë Besian Ajazi dhe stafin e tij për të folur për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe nevojat që bashkia ka për të përmirësuar shërbimin për qytetarët.

Gramshi ka potencial real për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit, ndaj qeveria bashkë me pushtetin vendor do të punojnë për një plan duke ndihmuar në procedurat administrative të nevojshme për të çuar përpara këtë industri.

Me stafin e bashkisë diskutuam gjithashtu për përmirësime të mundshme të kuadrit ligjor për të lehtësuar mënyrën dhe efikasitetin me të cilin shërbehen qytetarët.