Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023-2030

Procesi i hartimit të Strategjisë ka filluar në prill të vitit 2022 me miratimin e planifikimit të planit strategjik, sipas Urdhrit të Kryeministrit nr. 76, datë 22.04.2022 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore, e të planit të veprimit 2023-2025″. Pas gati një viti punë për hartimin dhe konstultimin e draft-strategjisë, u miratua me vendimin nr. 252, datë 20.04.2023 “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023-2030″, të Planit të saj të Veprimit 2023-2025 e të Pasaportës së Indikatorëve. Strategjia synon konsolidimin e mëtejshëm të decentralizimit, shërbime cilësore e gjithëpërfshirëse dhe efiçencë e transparencë sipas standarteve evropiane. Dokumenti Strategjik, përmban 6 qëllime politike, 22 objektiva specifikë dhe 179 masa për zbatim.

Vendimi nr.252 date 20.04.2023 “Per miratimin e strategjise ndersektoriale per decentralizimin dhe qeverisjen vendore 2023-2030 dhe planit te saj te veprimit e te pasaportes se indikatoreve”

Urdher nr.76 date 22.04.2022 “Per ngritjen e grupit nderinstitucioanl te punes dhe te grupit teknik te punes per hartimin e strategjise ndersektoriale per decentralizimin dhe qeverisjen vendore e te planit te veprimit 2023-2030