Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Zv. Ministri për Pushtetin Vendor, z. Oltjon Muzaka dhe Drejtoresha e Përgjithshme e AMVV, znj. Anxhela Paparizo, së bashku me kolegë nga Ministria e Financave, Ministria e Administratës Publike, SASPAC dhe institucionet e tjera të përfshira në koordinimin e Kapitullit 22, zhvilluan takimin e radhës për ndjekjen e hapave konkretë drejt avancimit të agjendes evropiane të Shqipërisë në fushën e politikës rajonale dhe të kohezionit.

Fokusi kryesorë i takimit: Më shumë koordinim, hapa konkretë dhe një objektiv i perbashket për përgatitjen e Shqipërisë për zbatimin e politikës së kohezionit të Bashkimit Evropian, përmes forcimit të kapaciteteve institucionale për përthithjen dhe menaxhimin e fondeve evropiane, në funksion të një zhvillimi me të balancuar të rajoneve, qyteteve dhe bashkive tona.