Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Më datë 9 nëntor 2026, në orën 10:00, u zhvillua mbledhja plenare e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore, në zbatim të VKM-së nr. 244, datë 17.04.2024.

Nën bashkëkryesimin e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Oltjon Muzaka, dhe Kryetarit të Shoqatës së Këshillave të Qarqeve, z. Aldrin Dalipi, takimi bëri bashkë anëtarët e Këshillit, përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore (NJVV) dhe përfaqësues të institucioneve qendrore propozuese të projektakteve.

Aktete e konsultuara janë:

  • Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.25/2024, “Për sigurinë kibernetike”” dhe projektvendimi për propozimin e ligjit për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.25/2024, “Për sigurinë kibernetike””
  • Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën” i ndryshuar
  • Projektvendimi Projektvendimi “Për menaxhimin e mbetjeve minerare”
  • Projektvendimi “Për miratimin e rregullave, kërkesave dhe procedurave për venddepozitimet e përkohshme të mbetjeve inerte”
  • Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.45/2019 “Për mbrojtjen civile”