Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të Grantit të Bazuar në Performancë u zhvillua mbledhja e shtatë e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve (KVA në kuadër të GBP 2026, për vlerësimin paraprak të Planit Social dhe treguesit të matëshëm për shtimin e shërbimeve sociale deri në qershor 2026.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan ankesat dhe vlerësimet paraprake, për të arritur në një vlerësim përfundimtar për treguesin e Planit të Barazisë Gjinore dhe treguesin për treguesin e paketës së emergjencës për viktimat e dhunës në buxhetin 2026.

Në përfundim, komisioni vendosi mbi vlerësimin përfundimtar të treguesve të fushës së Barazisë Gjinore, gjithashtu konkluduan vlerësimin paraprak për Planet Sociale dhe treguesin e matshëm përkatës.