Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të Grantit të Bazuar në Performancë në ambjentet e AMVV-së u zhvillua mbledhja e pestë e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve (KVA në kuadër të GBP 2026, për vlerësimin paraprak të Planit të Arsimit Parauniversitar dhe treguesit të matëshëm për përmbushjen me të paktën 60% të shkallës së regjistrimit në kopshte publike.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan ankesat dhe vlerësimet paraprake, për të arritur në një vlerësim përfundimtar për treguesin e Planit të Integritetit dhe treguesin e matshëm të rezultatit për zbatueshmërinë e masave 2025 të planit të Integritetit me të paktën 50%.

Në përfundim, komisioni vendosi mbi vlerësimin përfundimtar të treguesve të fushës së Integritetit, gjithashtu konkluduan vlerësimin paraprak për Planet e Arsimit dhe treguesin e matshëm përkatës.

Në mbledhjen e radhës do të merret vendimi përfundimtar për treguesin e Planit të Arsimit Parauniversitar dhe treguesit të matshëm.