Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U zhvillua mbledhja e tretë e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve (KVA në kuadër të GBP 2026, për vlerësimin paraprak të planeve të Menaxhimit të Mbetjeve dhe treguesin e matshëm të rezultatit për mbulimin e kostos nga tarifa për menaxhimin e mbetjeve, jo më pak se 50%.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan ankesat dhe rezultatet e vlerësimit paraprak për të arritur në vlerësimin përfundimtar për Planin e Mbarështimit të Pyjeve, ndërsa për Planet e Menaxhimit të Mbetjeve u diskutuan rastet e bashkive aplikuese, duke u analizuar planet dhe dokumentacioni përkatës sipas kritereve të Udhëzimit të Përbashkët.

Në përfundim, Komisioni analizoi treguesin e mbulimit të kostos nga tarifa për Menaxhimin e Mbetjeve, bazuar në të dhënat e SMP 2025 dhe trendet e periudhës 2023–2025.

Komisioni vendosi mbi vlerësimin paraprak të treguesit ashtusikurse u vendos dhe vlerësimi paraprak për planet e Menaxhimit të Mbetjeve.

Në mbledhjen e radhës do të merret vendimi për treguesin e matshëm të riciklimit të të ardhurave nga ekonomia pyjore.