Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të projektit Open Dat’Alb, delegacioni shqiptar — i përbërë nga përfaqësues të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), kryetarët e bashkive dhe përfaqësues të tjerë të bashkive pilote — zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë gjatë datave 7–11 qershor 2026.
Vizita kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Francës në fushën e të dhënave të hapura dhe qeverisjes vendore. Gjatë takimeve me përfaqësues të institucioneve franceze, autoriteteve vendore dhe partnerit teknik Spallian, u prezantua progresi i projektit Open Dat’Alb, u diskutuan praktikat më të mira në transformimin digjital dhe përdorimin e të dhënave për vendimmarrje, si dhe u eksploruan mundësi të reja bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet bashkive shqiptare dhe franceze.
Programi përfshiu gjithashtu vizita në bashki dhe institucione franceze — përfshirë Chambéry-n, Aix-les-Bains-in, Arras-in dhe Fontainebleau-në — ku delegacioni u njoh me modele të suksesshme të qeverisjes vendore, menaxhimit territorial dhe përdorimit të teknologjisë në ofrimin e shërbimeve publike .