Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo mori pjesë në takimin me Grupin Nderinstitucional të Punës, në kuadër të Programit GovTech.

Digitalizimi i qeverisjes vendore nuk është vetëm çështje teknologjie, por mbi të gjitha e kapaciteteve nierëzore dhe e bashkëpunimit nderinstitucional. Në këtë takim u dakordësua mbi Workforce Plan për Qeverisjen Vendore, një dokument kyç që do të udhëheqë forcimin e kapaciteteve të 61 bashkive në procesin e transformimit digjital.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të administratave vendore më profesionale, me struktura të përshtatura për sfidat e reja dhe me shërbime publike më efikase, më të aksesueshme dhe më cilësore për qytetarët.