Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, mirëpriti sot Delegacionin e Komisionit të Venecias.

Në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të standardeve demokratike, transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si parime thelbësore për një qeverisje më të mirë në çdo nivel, përfshirë edhe pushtetin vendor.

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeti i rëndësishëm për të forcuar reforma që u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve më të forta.