Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, mori pjesë në një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tirana, së bashku me Kryeministrin, z.Edi Rama, drejtuesen politike të Tiranës znj.Ogerta Manastirliu, si dhe ministrat z.Blendi Gonxhja dhe z.Toni Gogu.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi “Paketën e Maleve” dhe programin “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, dy iniciativa që kanë ngjallur interes të lartë dhe që synojnë të mbështesin sipërmarrjen, të nxisin investimet dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ekonomisë lokale në vend. Këto programe përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sektorit të agroturizmit dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim ekonomik në komunitetet vendore .