Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Pas Mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, prezantoi dy iniciativa të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Një grant prej 20 milionë eurosh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tashmë i finalizuar, do të mundësojë pajisje dhe logjistikë moderne për përballimin e sfidave të ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e infrastrukturës, me fokus të veçantë në zonat rurale. Gjithashtu, nis Programi Kombëtar i Parkimeve, një nismë strategjike për të përmirësuar menaxhimin urban në qytetet dhe zonat me fluks të lartë turistik, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke rritur aksesin për qytetarët dhe vizitorët. .