Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Vijon puna për lirimin e hapësirave publike, një hap i rëndësishëm për rikthimin e rendit dhe funksionalitetit në qytete. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, thekson se çlirimi i trotuareve, rrugëve dhe ambienteve të përbashkëta synon të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo nismë nuk është vetëm estetike, por një investim konkret në cilësinë e jetesës dhe në krijimin e hapësirave më të sigurta dhe më të aksesueshme për të gjithë .