Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo zhvilloi takimin me Koordinatoren e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Ingrid MacDonald, .

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e deri tanishëm dhe ecurinë e programeve në mbështetje të pushtetit vendor, me fokus në forcimin e kapaciteteve vendore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Gjithashtu, u rikonfirmua angazhimi për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional, në funksion të avancimit të reformave dhe përmbushjes së prioriteteve të përbashkëta.