Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Reforma territoriale ka një lidhje të drejtpërdrejte me Kapitullin 22 te negociatave me BE-në, Politikat Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturore, sepse ky kapitull ka te bëje me fondet, por edhe me menyrën sesi një shtet organizon territorin dhe strukturat e tij per te garantuar zhvillim te balancuar rajonal.

Politika e Kohezionit e Bashkimit Europian, synon reduktimin e pabarazive mes rajoneve dhe kërkon ekzistencën e njësive territoriale shërbyese, me kapacitete reale administrative dhe financiare për te planifikuar, zbatuar dhe monitoruar programe zhvillimi duke pasur ne dispozicion një mekanizëm si AFMIS (Albanian Financial Management Information System), qe eshtë “truri” digjital i menaxhimit të financave publike në Shqiperi. Ne ketë kuptim, organizimi territorial i vendit eshtë themeli mbi te cilin ndertohet menaxhimi i fondeve strukturore.