Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të projektit “Enhancing Public Sector Resilience Against Corruption in Albania” u zhvilluan një seri workshop-esh rajonale në Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me Swiss Agency for Development and Cooperation dhe Council of Europe me fokus në rritjen e kapaciteteve për parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e mekanizmave të integritetit. Gjatë workshop-eve u trajtuan roli dhe funksionimi i GRECO dhe raundi i gjashtë i vlerësimit, praktikat më të mira evropiane në transparencë, integritet dhe mbrojtje të sinjalizuesve, zhvillimet e fundit ligjore në Shqipëri për konfliktin e interesit dhe sinjalizimin si dhe sfidat në zbatim dhe nevoja për koordinim ndërinstitucional. U theksua rëndësia e transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes efektive të sinjalizuesve si dhe ndërtimi i strukturave funksionale të integritetit në nivel vendor. Në përfundim workshop-et shërbyen si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave konkrete në nivel vendor duke nxitur përmirësimin e zbatimit të praktikave të integritetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional .