Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Gjatë konferencës së fundit për shtyp, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z.Ervin Demo trajtoi disa nga çështjet kyçe që lidhen me zhvillimin dhe forcimin e pushtetit vendor, duke ndarë njëkohësisht edhe një risi të rëndësishme në kuadër të Grantit të Bazuar në Performancë.
Për vitin 2026, qasja ndaj këtij mekanizmi financiar do të ndryshojë ndjeshëm. Ndryshe nga viti i kaluar, vlerësimi nuk do të mbështetet më vetëm në aspektin formal të dokumentacionit, por do të përfshijë tregues të rinj, të cilët matin drejtpërdrejt cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.
Ky ndryshim synon të zhvendosë fokusin nga përmbushja procedurale drejt rezultateve konkrete në terren, duke garantuar që përfitimet e këtij granti të reflektohen realisht në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve publike në nivel vendor .