Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U zhvillua takimi  në praninë të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, mbi përgatitjen e programit të ri për Development Policy Financing (DPF) dhe prioritetet lidhur me forcimin e kohezionit territorial dhe zhvillimin rajonal në Shqipëri.

Bashkëpunimi me Bankën Botërore vijon të jetë një komponent i rëndësishëm për mbështetjen e reformave që synojnë forcimin e institucioneve vendore, përmirësimin e planifikimit të zhvillimit lokal dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.